PASTRIMI PIROLITIK: HARROJENI KRUAJTJEN

Pastrimi i furrës kërkon shumë kohë. Heqja e ushqimit të ngjitur dhe vajit të djegur kërkon pastrim me detergjentë të rëndë. Lajmi i mirë është se furrat e reja Amica kanë një funksion të pastrimit automatik pirolitik të furrës.

Magji pa formulë
Nuk kemi nevojë për formula magjike që këto furra të bëjnë magjinë e tyre. Sistemi i pastrimit pirolitik përdor temperaturë jashtëzakonisht të lartë për të hequr çdo mbetje në zgavrën e furrës. Vetëm zgjidhni programin e vetë-pastrimit dhe vendosni kohëzgjatjen. Mbetjet organike digjen në një temperaturë deri në 490ºC. Kjo gjithashtu largon çdo mbetje në ato zona që janë të vështira për t'u arritur duke përdorur një leckë ose sfungjer.

Ekologjikisht miqësore dhe e sigurt
Me pastrimin pirolitik të furrës, ne nuk kemi më nevojë për detergjentë të rëndë, me kimikate, të cilat mund të absorbohen në ushqim. Kjo metodë pastrimi është 100% e sigurt për familjen tonë. Dhe mos u shqetësoni për temperaturat e larta brenda ose jashtë: xhami i derës CoolDoor4 me katër panele dhe bllokimi i derës garantojnë siguri gjatë gjithë procesit të pastrimit.

Efektiv në kosto
Ndërsa nxehja e furrës në temperatura ekstreme mund të duket e shtrenjtë, në fakt është jashtëzakonisht ekonomike. Falë përdorimit optimal të rrymës elektrike gjatë vetë-pastrimit të faturat tona të rrymës elektrike nuk rriten. Vetëm një cikël prej 150 minutash përdor rreth 3,58 kWh. Pastrimi pirolitik periodik i furrës mund të jetë disa herë më i lirë sesa pastrimi tradicional me detergjent. Krahas kësaj, kursen kohë, jo vetëm para.