USHQIME FAMILJARE TË SHËNDETSHME

Ju mund të zgjidhni ndërmjet shumë lloje pajisjesh: soba më vete ose syprina dhe furra të integruara. Si sobat më vete edhe syprinat mund të përdorin teknologjinë e induksionit, elektrike qeramike ose të gazit. Kjo varet nga ju. Me rëndësi është të siguroheni që të keni numrin e duhur të syprinave ose zonave të gatimit, të përshtatshme për mjetet e gatimit që zakonisht përdorni.

Kuzhina që përmbushin nevojat tuaja
Pastërtia është thelbësore si në studiot e vogla edhe në kuzhinat e hapura. Kjo arrihet më lehtë me syprinat me induksion dhe qeramike. Pastrimi i një syprine qeramike pothuajse është çështje momenti dhe një zgjedhje fantastike nëse nuk dëshironi të kaloni kohën e lirë duke pastruar.

Syprinat e gazit Amica janë perfekte për entuziastët e gatimit, pasi kontrolli i butë i zjarrit, shumëllojshmëria e madhësive të syprinave dhe mbështetëset e qëndrueshme prej gize të tiganëve i mbështesin përpjekjet tuaja, duke ju ndihmuar të përgatitni ushqimet e preferuara me shpejtësi dhe besueshmëri çdo ditë. Me to, mund të gatuani si kuzhinier profesionist.

Të shpejta, të fuqishme dhe efikase!
Arritja e përsosmërisë kulinare është shumë më e lehtë me Amica. Ndezja automatike në rrotullën e syprinave me gaz mundëson që të ndizni syprinën në çast. Syprinat e mëdha Përforcues dhe WOK, të synuara për tiganisjen e mishit dhe perimeve në tenxhere dhe tiganë të mëdhenj, me siguri fitojnë vëmendjen e të gjithëve.

Një tipar interesant i syprinave me induksion është funksioni Ura, i cili lidh dy zona gatim për të krijuar një të vetme të madhe. Kjo ju lejon të gatuani mbi syprinë me një tigan të madh për pjekje.

Furrat Amica kanë funksion të nxehjes paraprake të shpejtë. Kjo u mundëson të nxehen deri në 150 °C në vetëm 4 minuta. Vendosja e një vakti në një furrë të nxehur paraprakisht shkurton kohën e gatimit në mënyrë të konsiderueshme.

Rehati dhe siguri
Pajisjet moderne Amica garantojnë siguri maksimale. Një shembull i mirë i kësaj është valvula e sigurisë së flakës për syprinat tona të gazit, e cila ndërpret rrjedhjen e gazit menjëherë pas fikjes së zjarrit. Ju mund të rrini i qetë edhe me fëmijë të vegjël përreth - Bllokimi për fëmijët në furrat dhe syprinat tona parandalon ndezjen e tyre ose ndryshimin e cilësimeve aksidentalisht. Nëse dëshironi siguri të plotë, duhet të konsideroni blerjen e një syprine me induksion. Teknologjia jonë e induksionit përdor një fushë magnetike dhe siguron nxehjen vetëm të tenxheres ose tiganit, ndërsa sipërfaqja e mbetur e syprinës mbetet e freskët.