ÇDO GJË NË VENDIN E SAJ: SI TA MBANI FRIGORIFERIN TUAJ TË ORGANIZUAR

Produktet e raftit të sipërm
Te frigoriferët standardë, më lart do të thotë më ngrohtë. Raftet e sipërme janë më të mirët për produktet afatgjata, duke përfshirë reçelrat në kavanoz. Perimet, frutat, djathi, peshku dhe mishi duhet të ruhen në raftet më të ulëta. Organizojini artikujt në mënyrë që të mos bllokojnë dritën brenda frigoriferit. Pajisjet Amica përdorin ndriçimin modern LED, i cili siguron ndriçim intensiv nga lart poshtë në ngrirës. Rregulli “më lart do të thotë më ngrohtë” nuk vlen për frigoriferët me teknologjinë NoFrost, pasi që çdo nivel ka saktësisht të njëjtën temperaturë meqë ajri i ftohtë shpërndahet në mënyrë të njëtrajtshme brenda ndarjes.

Koshat e derës për pije dhe salca
Hapësira e derës së frigoriferit është e shkëlqyer për ruajtjen e produkteve në paketa me lartësi jo standarde. Temperatura në koshat e derës është relativisht e lartë, prandaj mos i përdorni për produkte prishen shpejt. Është vendi i përsosur për pije, salca dhe kavanoza të vegjël. Shumica e dyerve të frigoriferit kanë gjithashtu një raft me kapak për vezët dhe gjalpin.
Vini re se frigoriferët Amica kanë ballkone të rregullueshme të derës, të cilat mund të ripozicionohen në çdo kohë për t'iu përshtatur lartësisë së produkteve.

Magjia e sirtarëve
Sirtarët në pjesën e poshtme të frigoriferit janë vendi më i mirë për ruajtjen e frutave dhe perimeve. Frigoriferë Amica kanë sirtarë specialë VitControl për t’i mbajtur produktet tuaja të freskëta deri në dy herë më shumë se në raft. Kjo ndodh për shkak se sirtarët VitControl kontrollojnë nivelet e lagështisë së ajrit. Frigoriferët tanë gjithashtu kanë sirtarin ChillZone, ku temperatura është disa gradë më e ulët se në pjesën tjetër të frigoriferit dhe sirtarin FreshZone, ku temperatura maksimale është 3⁰C, perfekt për peshkun e freskët dhe produkte të tjera afatshkurtra.