Paqe, qetësi dhe enë të pastra
Për familjet me fëmijë, pjatalarësja mund të jetë një zhurmë tjetër për t'u duruar, por nuk ka nevojë të shqetësoheni për këtë. Pjatalarëset Amica vijnë pajisur me motor inovativ Drive Logic, duke i bërë ato shumë më efikase. Bëjnë më pak zhurmë dhe zgjasin më gjatë.
Shenja mbi gota? Mos u shqetësoni më! Zgjidhjet tona moderne rrisin ndjeshëm cilësinë dhe efektivitetin e procesit të larjes. Sistemi ynë për kullimin e avullit nga brendësia i lë enët e thata, me shkëlqim, pa njolla ose shenja, kështu që ju shijoni enët tuaj përsosmërisht të pastra.
Më shumë hapësirë, më shumë larje
Nuk mund të futni çdo gjë në pjatalarësen tuaj? Gjetja e hapësirës për gotat e gjata ju lodh kokën? Sirtari modern Maxi Space 3 në pjatalarësit Amica rrit dukshëm hapësirën në dispozicion. Ne kemi zëvendësuar shportën tradicionale të servisit me një sirtar në pjesën e sipërme të brendësisë së pjatalarëses, duke ju lejuar të pastroni gotat e gjata dhe servisin me lehtësi. Bëjeni larjen e enëve shumë më të lehtë - sidomos pas festave dhe takimeve me familjen dhe miqtë.
Maxi Space 3 nuk është i vetmi inovacion i zhvilluar për pjatalarëset Amica. Programi special Festa është i shkëlqyer për elemente delikate siç janë gotat. Duhen vetëm 27 minuta që enët të lahen në 30°C duke kursyer kohë, ujë dhe rrymë elektrike. Pjatalarëset Amica janë të klasit të energjisë A+++, që do të thotë se konsumi i rrymës elektrike është jashtëzakonisht i ulët. Në krahasim me klasën A, ju kurseni deri në 120 cikle në vit, kështu që paguani më pak për ujë dhe rrymë elektrike.
Dritat e funksionit
Kur pjatalaresja është ndezur, statusi i saj shfaqet në dysheme - në sajë të funksionit inteligjent Blue Dot. Kur larja mbaron programin aktual, pulson dritat dhe më pas i fik, duke bërë të ditur se cikli është i plotë.
Ende po vendosni nëse duhet të blini pjatalarëse? Ju mund të bindeni nga teknologjitë moderne që gjenden në pjatalarësen Amica, të dizajnuara për ta bërë jetën tuaj më të lehtë, duke ju kursyer kohë dhe para.