5 KARAKTERISTIKAT E NJË PJATALARËSEJE TË MIRË

Si mund të lani sa më shumë që të jetë e mundur me konsumin më të ulët të rrymës elektrike - a është kjo e mundur? Klasat e larta të energjisë garantojnë konsumin e ulët të rrymës elektrike, që do të thotë efikasitet më i madh, dhe ju paguani më pak ndërsa ndihmoni mjedisin natyror. Pjatalarëset më efektive janë të klasës A, me një, dy ose tre pluse. Një pjatalarëse e klasës më të lartë të energjisë të A+++ përdor vetëm 0,83 kWh për cikël larjeje. Në krahasim me një pjatalarëse të klasës A kjo do të thotë kursim deri në 93 kWh në vit. Çfarë fitoni? Ju mund të përgatitni 6200 kokteje me një përzierës dore. Ose thjesht të paguani faturë më të ulët të rrymës elektrike. A nuk është kjo inteligjente?

Konsum i ulët i ujit
Ekologjia dhe ekonomia - punojnë së bashku për të mirën tuaj. Klasa më e lartë e pjatalarëseve siguron larje me cilësi të lartë të kombinuar me konsum të ulët të ujit. Në varësi të modelit, konsumi mund të jetë nga 9 në 15 litra. Kjo ndikon drejtpërdrejt në kosto - madje më pak se sa në larjen me dorë. Për të larë me dorë 14 komplete enësh do të thotë të përdorni më shumë se 100 l ujë dhe 3 kWh energji. E njëjta sasi mund të lahet me një pjatalarëse Amica duke përdorur vetëm 10 l ujë dhe më pak se 1 kWh. Kur zgjidhni një makineri, shikoni modelet që konsumojnë sasi të vogla uji duke garantuar efikasitet të lartë të larjes. Shmangni pagesën e faturave të larta; shijoni enët tuaja përsosmërisht të pastra.

Fleksibilitet në ngarkim
Ju zgjidhni si të organizoni hapësirën. Funksioni Hapësirë e ndryshueshme lejon përshtatjen e lehtë të brendësisë për t'iu përshtatur enëve të mëdha. Ndonjëherë, megjithatë, mund të keni nevojë të bëni një larje pa ngarkesë të plotë, kjo është kur mund të përdorni funksionin Gjysma e ngarkesës. Çfarë bën? Ju ngarkoni vetëm një raft dhe pjatalarësja punon vetëm në atë nivel. Me modalitetin sekuencial të spërkatjes, të gjitha papastërtitë hiqen në mënyrë efektive duke përdorur pak ujë. Ju bëni larjen, sa herë që dëshironi.

Pajisje praktike
A keni nevojë për një pjatalarëse ku mund të riorganizoni brendësinë? Do ta gjeni këtë me Amica. Me lartësi të rregullueshme të rafteve, një sirtar shtesë servisi dhe elemente raftësh të palosshëm, kapaciteti i pjatalarëses mund të rritet sipas nevojës. Sirtari i sipërm i servisit Maxi Space 3 lejon më shumë hapësirë në raftin e poshtëm ndërsa pjesët e palosshme të raftit të poshtëm mundësojnë larjen e enëve dhe tenxhereve shumë të mëdha. Kjo mund të bëhet edhe me raftet e sipërme. Opsionet shtesë në dispozicion me pjatalarëset Amica sigurojnë lehtësi dhe shpejtësi të larjes në të gjitha situatat.

Mbrojtje nga tejmbushja
Ky funksion i pjatalarëses garanton përdorim të sigurt, sepse parandalon përmbytjet aksidentale në kuzhinë. Në pjatalarësen Amica, ky rol luhet nga sistemi Aqua Stop, i cili automatikisht shkëputet nga furnizimi me ujë. Pra, edhe në qoftë se pjatalarësja prishet, nuk rrjedh ujë, prandaj nuk ekziston rreziku i qarqeve të shkurtra të mundshme, ndërkohë që dyshemeja juaj mbetet e pastër dhe e thatë.Mos harroni këto 5 karakteristika themelore të pjatalarëses dhe mund të jeni i sigurt se keni bërë zgjedhjen e duhur kur e bletë.