Ju nuk duhet të prisni derisa enëlarësja të jetë e plotë për të filluar ciklin. Ngarko vetëm një shportë, ose të dyja me gjysmën e kapacitetit të saj. Spërkatësit e ujit do të veprojnë në mënyrë alternative (sequential mode). Ky cikël ju garanton kursim në kohë dhe energji.
Lavastovilja nxjerr një tingull të veçantë për të treguar që cikli i larjes ka mbaruar, është gati për t’u zbrazur; në këtë mënyrë asgjë nuk lihet brenda për kohë të gjatë, sidomos kur e kemi me nxitim. Një tingull i gjatë dhe i njëtrajtshëm përdoret për të treguar se ka një problem që duhet zgjidhur tani.