Filtrat modernë antibakterialë janë prodhuar nga një material i nxjerrë nga triazoli, i cili jo vetëm që eliminon patogjenët e veçuar nga materiali, por parandalon edhe shumimin e tyre brenda lavastoviljes. Gjithashtu pakëson formimin e erërave të pakëndshme. Higjienë e pastër e garantuar!
Ju nuk duhet të prisni derisa enëlarësja të jetë e plotë për të filluar ciklin. Ngarko vetëm një shportë, ose të dyja me gjysmën e kapacitetit të saj. Spërkatësit e ujit do të veprojnë në mënyrë alternative (sequential mode). Ky cikël ju garanton kursim në kohë dhe energji.
Zgjidhni momentin e duhur. Duke përdorur këtë funksion ju mund të programoni enëlarësen për të filluar punën në kohën më të përshtatshme.
I bezdisur se ku ti vendosni enët për tu tharë pas pastrimit? Tani më jo! Sistemi HotAir i thanë enët në pjatalarëse me anë të bllokimit të ujit dhe kondensimit. Uji është i nxehtë nga temperatura e lartë e shpëlarjes së fundit. Enëlarësja dhe ajri brenda janë të nxehtë, ndërsa enët mbeten të thata. I pastër, i thatë, i përshtatshëm.
Ju duhet t’i lani enët tani, menjëherë pasi keni ngrënë mëngjes? A i keni gotat me pluhur ngaqë kanë qëndruar për shumë kohë në dollap? Sa herë që ju duhet t’i rifreskoni ose t’i lani gjërat që nuk janë shumë pis, mund të përdorni programin Quick 30’. Ju kursen shumë kohë dhe ujë!
Ju kanë ikur dritat? Nuk ka më nevojë ta filloni nga e para të gjithë programin e larjes së enëve. Funksioni WashRestart i ruan të gjitha parametrat dhe fazën e saktë të ciklit të larjes së enëve në mënyrë që të vazhdojë kur të vijnë dritat.
Brendësia e çelikut në mikrovalë e bën pastrimin shumë të lehtë, duke parandaluar tharjen e mbetjeve ushqimore.