Pajisjet Amica janë kaq të qeta saqë mund të mos i dëgjosh kur punojnë. Prandaj mbi procesin aktiv të larjes të informon një dritë e lehtë e hedhur në dysheme nga dioda LED e vendosur poshtë derës. Kur larja mbaron, drita fillon të pulsojë e pastaj fiket. Dhe ti e di me saktësi kur ta hapësh lavastoviljen.
Programi Auto automatikisht do të rregullojë sasinë e ujit dhe temperaturën në shkallën e ndotjes së enëve. Pas shpëlarjes së parë, sensori elektronik do të vlerësojë shkallën e ndotjes së ujit dhe më pas do të zgjedhë temperaturën optimale në intervalin 45 ° C deri 60 ° C. Ju nuk duhet të mendoni për zgjedhjen e programit të duhur për ta bërë pastrim efikas dhe ekonomik.
Ky funksion garanton sigurinë në shtëpi në rast të dështimit të pajisjes. Automatikisht ndalon furnizimin me ujë, duke mos lejuar që shtëpitë tuaja të përmbyten.